Duke e interpretuar presidentin Radev, portali bullgar e ka huq deklaratën

Në një lajm vërtetë të shkurtër për takimin e presidentit bullgar Rumen Radev me anëtarët bullgar të Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, portali bullgar “Alarma” i lejoi vetes ta ri-tregojë, përkatësisht t’i bëjë interpretim të lirë të deklaratës së Radevit. Gjatë kësaj krejt gabim e ka transmetuar deklaratën, përkatësisht e ka riformuluar deklaratën dhe ka përcjellë të pavërteta për atë që e ka thënë.

Kështu, portali “Alarma”, në të cilin nuk shkruan se kush është themelues dhe pronar, kush është në redaksi, si dhe në cilën adresë elektronike apo postare mund të kontaktohet redaksia “transmenton” disa pjesë të deklaratës së Radevit, në lajmin me titullin “Президентът Радев предупреди Северна Македония: Няма да се интегрирате в Европа за сметка на историческото ни наследство“ (Presidenti Radev e paralajmëroi Maqedoninë e Veriut: Nuk do të integroheni në Evropë në kurriz të trashëgimisë sonë historike).

Ndërsa deklarata është kjo: “Nuk do të lejojmë çështje të pazgjidhura ndër-fqinjësore të futen në familjen tonë evropiane” dhe “Nëse jo, çështjet do të futen në parlamentin e Bullgarisë dhe nuk do të lejojmë çështje të pazgjidhura të futen në familjen tonë evropiane”, si deklarata e dytë e transmetuar nga “Alarma”, për të cilën thotë që përmban përsëritje nga ana e Radev.

Por, punët nuk janë gjithmonë të tilla. Nëse analizohet komunikata në ueb-faqen e presidentit të Bullgarisë dhe deklaratat në të, shihet që Radev nuk e ka thënë atë që e shkruan portali. Megjithëse “Alarma” me mjaft saktësi e transmeton tonin kërcënues të Radev, deklaratat i ka formuluar shumë keq.

Në komunikatën në ueb-faqen zyrtare ka më shumë deklarata nga Radevi. Ai në të parën, anëtarëve të Komisionit të përbashkët u thotë që për një muaj të zgjidhen të gjitha çështjet kontestuese, Bullgaria, nëpërmjet Qeverisë, duhet ta vazhdojë mbështetjen pa rezervë për Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian (BE).

Në komunikatë sqarohet që shefi i shtetit bullgar ka thënë që nëse nuk mund të jepet garanci për progres të tillë“, qeveria duhet të ndërmerr masa ekstreme për përpunim të pozitës së re nacionale me kërkesa dhe kritere të qarta për mbrojtje të interesit nacional të Bullgarisë, që duhet të jenë në mënyrë eksplicite të inkorporuara në kornizën e negociata për Republikën e Maqedonisë së Veriut si kusht të detyrueshëm për anëtarësim. Me atë pozitë të re duhet të njoftohet edhe Parlamenti i Bullgarisë”.

Do të thotë, me pozitën e re do të njoftohet edhe Parlamenti i Bullgarisë, por nëse jo “çështjet do të futen në Parlamentin e Bullgarisë”, siç shkruan “Alarma”, për shkak se vetëm Qeveria e Bullgarisë ose deputet apo grup i deputetëve mund t’i fut në diskutim në Parlament, por jo edhe presidenti Radev.

Pastaj Radev thotë që “Bullgaria do të vazhdojë ta mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Çdoherë kam këmbëngulur ne të jemi përfaqësuesit më aktiv të asaj kauze, por me kushte të qarta”, ka theksuar Radev duke sqaruar që ajo pozitë e hapur, korrekte dhe konstruktive “do të jetë në favor të BE-së, për shkak se nuk do të lejojë probleme të pazgjidhura ndër-fqinjësore të futen në familjen tonë evropiane dhe Bullgaria do të demonstrojë maturi dhe përgjegjësi për stabilitetin e Bashkimit”.

Do të thotë, “nuk do të lejohet”, në kontekst edhe të BE-së edhe Bullgarisë, e jo “nuk do të lejojmë”, siç “Alarma” shkruan në lajmin me titull. Dhe në fund, për nga natyre e gjërave, qeveria bullgare është ajo që mund të bllokojë diçka apo do të ndihmojë në lidhje me përpjekjet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, por jo edhe presidenti i Bullgarisë.

Së këtejmi edhe titulli i lajmit, përkatësisht „Президентът Радев предупреди Северна Македония: Няма да се интегрирате в Европа за сметка на историческото ни наследство“ (Presidenti Radev e paralajmëroi Maqedoninë e Veriut: Nuk do të integroheni në Evropë në kurriz të trashëgimisë tonë historike), është gjithashtu i pasaktë, për shkak se Radev, megjithëse kuptohet që ka ndikim në qeverinë dhe parlamentin, nuk mund t’ua imponojë qëndrimin e vet. Veçanërisht nëse merret parasysh që jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për çështje tjera, Radev dhe qeveria e Borisov janë në qërim hesapesh dhe konflikte të vazhdueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button