NQP informoi qytetarët në lidhje me kartelat e transportit publik

Qytetarët, shfrytëzues të transportit publik, pronarë të kartelave të personalizuara elektronike “Skopska” të cilave iu ka skaduar afati i vlefshmërisë, prej katër viteve që nga dhënia, duhet ta zëvendësojnë që të mund ta përdorin gjatë transportit, informojnë nga Ndërmarrja për qarkullim publik (NQP).

Të interesuarit, statusin e kartelës mund ta kontrollojnë në qendrën për personalizim.

“Ripërtëritje ose zëvendësim i kartelave mund të bëhet në qendrat për personalizim në Qendrën Transportuese (në autobusët), në qendrën për personalizim në Karposh 2 dhe në Aerodrom afër QT Kapitoll prej orës 6:00 deri në orën 19:30”, deklarojnë nga NQP.

Qytetari duhet të paguajë 200 denarë për zëvendësimin e kartelës. Në rast se kartelës i ka kaluar afati, ndërsa në të të ketë mjete të pashfrytëzuara, ato sistematikisht do të transferohen në kartelën e re.

Të interesuarit, statusin e kartelës mund ta kontrollojnë në qendrën për personalizim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button