Uashington Post: Fejsbuk grupin “Veteranët për Trampin” e ka hakuar një biznesmen nga RMV

Në pjesën më të madhe të ekzistencës së saj, Fejsbuk faqja “Veteranët për Trampin”  ishte pikërisht ajo që dukej: Një vend ku ish zyrtarët përfaqësues të shërbimeve ushtarake e këshillonin Donald Trampin, diskutonin çështjet e veteranëve dhe shpërndanin tema konservatore me më shumë se 100,000 ndjekës. Deri në mars të këtij viti, kur “një biznesmen nga Maqedonia e Veriut e rrëmben grupin, duke i lënë amerikanët të pafuqishëm për të bërë diçka por vetëm parë të shikojnë se si faqja  e tyre fillon të funksionojë nën kontroll të huaj”, shkruan Uoshington Post (Washington Post) në storjen e publikuar.

Në këtë histori është i përfshirë edhe vëllai i avokatit nga Veles Trajçe Arsov, për të cilin IRL dhe partnerët nga Projekti për raportim të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Bazfid tashmë kanë zbuluar se ata janë pronarët e ligjshëm të të ashtuquajturës ueb faqes më të popullarizuar nga e ashtuquajtura fabrikë për lajme të rreme nga Velesi. Banorët e Velesit u bënë me nam gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016 dhe për këtë arsye në vendin tonë dhe vende tjera ishin nën hetime për ndikim të mundshëm mbi fushatën, pas pretendimeve publike se ata i kishin ndihmuar Trampit për të fituar betejën presidenciale duke përhapur gënjeshtra për kundërshtarët e tij dhe propagandën konservatore në linjë me politikat e tij.

Vegla kryesore për përhapjen e propagandës ishin faqet e tyre në Fejsbuk, disa prej të cilave arritën deri në 2 milionë ndjekës. Pas shumë presioneve nga publiku, Fejsbuk i mbylli këto faqe, duke i dëmtuar kështu financiarisht Trajçe Arsovin, vëllain e tij dhe qindra të tjerë që fitonin para nga propaganda kryesisht e krahut të djathtë dhe konservator. Por, me sa duket ata se kanë gjetur mënyra të reja për të arritur deri te audienca e dëshiruar në Shtetet e Bashkuara, zbulon Uoshington Post (Washington Post).

Veteranët dhe personeli aktiv i ushtrisë janë objektiv veçanërisht i vlefshëm për manipulime, sepse ata votojnë në përqindje të larta dhe mund të ndikojnë tek të tjerët të cilët i admirojnë personat me stazh të gjatë në shërbimin ushtarak.

Marrja e Fejsbuk faqes së veteranëve të Amerikës fillon me një ofertë, në dukje naive, që ka arritur deri te administratorët dhe pronarëve të grupit dhe vetë veteranët, e që ka ardhur nga një person i cili prezantohet si Andrej Spasovski që iu ofron t’iu gjenerojë profit përmes faqes së tyre duke i lejuar atij që të postojë reklama. Iu premton fitime prej dhjetëra mijëra dollarë në vit, të gjithë përmes kompanisë së tyre “Ad Brejk”.

Veteranët pranojnë me naivitet marrëveshjen, që më vonë të kuptojnë se janë mashtruar. Ata i japin autorizime administrative bashkëpunëtorëve të rrejshëm për të kuptuar më vonë se janë mashtruar kur e kanë humbur qasjen e tyre të administratorit në atë faqe. Atëherë ata e kuptojnë se faqja thjeshtë nuk është më e tyre. Ndërkohë që kërkojnë përgjigje dhe luftojnë me administratën e Fejsbukut për të rikthyer faqen e tyre, veteranët zbulojnë se kompania Ad Brejk është në të vërtetë e regjistruar në Kumanovë, Maqedonia e Veriut. Në Fejsbuk ata kanë raportuar marrje armiqësore nga një entitet i huaj.

Njerëz nga Velesi kanë grumbulluar edhe donacione në emër të veteranëve amerikanë

Ndërkohë, për veteranët që postojnë dhe socializohen në këtë grup, ndryshimi i administratorëve mbetet i pavërejtur, pasi pronarët e rinj ia dalin të mbeten të pavërejtur, duke postuar përmbajtje të zakonshme për tifozët entuziastë të Trampit, e ato kanë qenë më së shpeshti meme për propagandë kundër kundërshtarëve ose lëvdata për presidentin Deri në momentin kur një grua shkruan një mesazh në faqe duke pyetur se si të paguajë donacion për veteranët në emër të babait të saj të ndjerë i cili kishte qenë mbështetës i Trampit. Administratori i faqes e drejton atë direkt në llogarinë PayPal që është e lidhur me faqen e tyre. Profilet në Fejsbuk tashmë përhapin postime, kryesisht nga administratorët, se grupi i tyre është marrë në mënyrë armiqësore.

Vëllezërit Arsov

Diku midis marsit dhe prillit, veteranët e Trampit fitojnë kontrollin edhe nga një person tjetër nga Maqedonia e Veriut, Pane Arsov, më i riu i dy vëllezërve tashmë të njohur për ata që i studiojnë dezinformatat.

Në një bisedë me Uoshington Post (Washington Post), Trajçe Arsov, duke folur në emër të vëllait të tij Pane Arsov, do të tregojë se ai kujton kur vëllai i tij e kishte pyetur a ta blejë atë faqe konkrete në Fejsbuk. I kishte tingëlluar si emër i njohur dhe i kujtohet se e njihte pronarin e faqes Veteranët e Trampit. Ata nuk janë administratorët e njëjtë prej të cilët ata e ndërmarrin faqen, por pronari i parë i faqes para veteranëve dhe para vëllezërve Arsov. Ai person është konservator Tomas Dilingam, veteran për Trampin. Pastaj në 2015 ai ia shet faqen dy veteranëve të tjerë prej të cilëve Arsov e ka marrë përsipër.

Ata ngadalë po rrisin popullaritetin e faqe dhe bëjnë punë të mirë. Vitin tjetër, Dilingham punon si konsulent për onlajn marketing dhe klienti i tij. siç thotë vetë, është edhe  USApoliticstoday.com, ueb faqja e Trajçe Arsovit dhe faqja e parë e më e fuqishme nga seria e faqeve të krijuara në vitin 2016, në Veles, ku përhapeshin dezinformata për kundërshtarët e Trampit

“Saga e Fejsbuk grupit (Vets for Tramp) është rast studimi se si mund të ngatërrohen dezinformata dhe aktivizmi politik dhe si mund të fshihet linja midis propagandës vendase dhe të huaj në onlajn botën, ku profilet e rrjeteve sociale mund të blihen, shiten, madje edhe kur janë të hahouara. Beteja me dezinformatat mund të bëhet edhe më e vështirë para zgjedhjeve sepse Fejsbuk po zgjeron “grupet” e saj private, të cilat janë më pak transparente se “faqet” siç është Vets për Tramp. Uoshington Post (Washington Post) shkruan për rrezikun para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në vitin 2020′, thuhet në storje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button