Prokuroria hapi lëndë për keqpërdorimet te tenderi i sistemit të radarëve, ku akuzohet Rashkovski

Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit hapi lëndë pas publikimit të audio-përgjimit në të cilin dëgjohet si sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski ka ushtruar ndikim të jashtëligjshëm dhe kurdisje të tenderëve për M-NAV (Navigavioni i Maqedonis) me firmën italiane.
“Pas reagimeve në opinion në të cilat prokuroria thirret ta ndriçojë rastin me tenderin kontestues për furnizim të sistemit të radarit, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit e njofton opinionin se menjëherë pas audio-incizimit të publikuar është hapur lëndë për zë prekës. Në ndërkohë ndaj kësaj lënde është bashkangjitur edhe padia penale e dorëzuar nga ana e partive politike. Në gusht prokurori kompetent publik që vepron sipas lëndës deri te Ministria e Punëve të Brendshme dha Urdhër për mbledhje të dokumentacionit të tërësishëm për lëndën”, citohet në kumtesën e Prokurorisë.
Është urdhëruar edhe analizë themelore e dokumentacionit, pas së cilës prokuroria do të sjellë vendim meritor të prokurorisë publike për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës.