Google do të prezantojë telefonët e rinj më 15 tetor

Google ka ftuar median në një aktivitet që do të mbajë më 15 Tetor në Nju Jork. Kompania pritet të prezantojë Pixel 4 dhe Pixel 4 XL si dhe disa pajisje të tjera siç mund të jetë një Pixelbook 2 dhe altoparlantët Google Home, shkruan PCWorld Albanian.

Në ftesë shkruhet “Eja dhe shiko ca pak gjëra të krijuara nga Google.”

Google bëri një lëvizje të pazakontë në Qershor kur konfirmoi ekzistencën e Pixel 4 muaj përpara debutimit. Madje kompania na dha një pamje të dizajnit të pajisje.

Konkretisht kompania tha se Pixel 4 do të ketë teknologjinë e saj Face ID së bashku me disa sensorë të cilët skanojnë fytyrën e një personi.

Përveç telefonëve Google ka konfirmuar punën në një laptop Pixelbook që do të pasojë variantin e 2017. Por nga ana tjetër anuloi prodhimin e tabletëve të cilët i konsideroi një dështim.

Në aktivitetin e 2018-ës Google prezantoi Pixel 3, 3 XL, Pixel Slate, Google Nest Hub dhe rifreskoi Chromecast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button