Pendarovski takim me Komisionin për mbrojtje dhe siguri: Ndryshimi i kufijve në Ballkan ide e rezikshme

Stevo Pendarovski, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi takim me Komisionin parlamentar për mbrojtje dhe siguri, ku u fol edhe për ndryshimin e kufijve në Ballkan, transmeton Portalb.mk.

“Unë jam presidenti i të gjithëve, pa dallim kush më ka propozuar apo votuar për mua. Në seancën e Këshillit të Sigurisë e ftova edhe liderin e opozitën. Ashtu do të bëj edhe më tej, sepse mbrojtja dhe siguria e shtetit nuk është punë personave e askujt”, tha presidenti Pendarovski.

Në takim morën pjesë anëtarët dhe zëvendësit e tyre të pushtetit dhe opozitës. Ai, siç kumtuan nga Kabineti i tij, pozitivisht i vlerësoi reformat në fushën e sigurisë dhe e theksoi faktin se janë të mbështetur edhe nga pushteti edhe nga opozita.  Presidenti Pendarovski theksoi se edhe në të ardhmen rregullisht do të mbahen koordinime të përbashkëta dhe do të ketë komunikim të rregullt me Komisionin.

Presidenti Pendarovski tregoi se deri më tani, Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO e kanë ratifikuar 22 shtete.

Në kontekst të sigurisë në rajon, qëndrimi i kreut shtetëror, informoi presidenti, është se  ndryshimi i kufijve në Ballkan është ide e rrezikshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button