fbpx

Tiki-taka te Galatasaray, Falcao ndez tifozët turq (VIDEO)

Radamel Falcao do ta mbajë mend gjatë debutimin e tij te Galatasaray.

Sulmuesi kolumbian realizoi gol që në ndeshjen e parë, teksa vulosi fitoren 1-0 ndaj Kasimpasa në ndeshjen e javës së katërt të Superligës së Turqisë, transmeton OraNews.

Vetëm 38 minuta i mjaftuan ish-lojtarit të Atletico Madrid e Monaco për të gjetur rrjetën turke, ku përmes një aksioni “tiki-taka”, i dha 3 pikët Galatasaray. Kjo fitore e ngjet klubin nga Stambolli në vendin e pestë me 7 pikë.

Aktualisht, tabela kryesohet nga Alanyaspor me 9 pikë, ndjekur nga Fenerbahce, Denizlispor dhe Rizespor me 7, aq sa Galatasaray.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close