Në vendbanimin e minierave të shekullit të 6 afër Radovishit u gjetën më shumë se 1.000 artefakte

Në tre lokalitete arkeologjike, të cilat dëshmojnë për ekzistencën e një vendbanimi minerar të vjetër 5000-6000 vjet, në segmentin midis Shtipit dhe Radovishit, u gjetën artefakte të shumta, të cilat prej mbrëmë janë ekspozuar në galerinë “Bezisten” në Shtip, transmeton Meta.mk.

Arkeologët, të cilët kanë punuar intensivisht në gërmime gati katër vjet, thanë se vendbanimi ka qenë i braktisur, me siguri pasi asokohe është shterur xehja, sepse nuk kanë teknologji për kërkime në thellësi.

Gjatë këtyre kërkimeve moderne që i ka bërë miniera “Buçim”, janë zbuluar depozita të konsiderueshme të bakrit dhe arit, deri te të cilat njeriu i atëhershëm nuk ka mundur të arrinte.

Këto gërmime arkeologjike u iniciuan dhe u paguan 360,000 euro nga miniera “Buçim”, detyrimi ligjor i së cilës është të lejojë arkeologët të hulumtojnë terrenin. Ai ka qenë kusht që miniera të merrte leje për eksploatim dhe të fillojë me punë.

Arkeologët, gjatë kërkimit kanë zbuluar edhe lokalitete të reja, deri atëherë të panjohura. Të gjithë janë lokalitete minierash.

“Njëri lokalitet është nga kohërat parahistorike, që nga epoka e hershme e bronzit dhe epoka e hekurit deri në mesjetë. Veç kësaj, u zbulua një nekropol, që daton nga antikiteti i vonë dhe në fund të gjitha këto rezultate arkeologjike janë paraqitur në një ekspozitë”, tha Mitko Sterjov, drejtor i IN Enti dhe muzeu i qytetit të Shtipit.

Ky institucion, i cili i ka drejtuar gërmimet në “Buçim”, ka nënshkruar katër kontrata, ndërsa për nevojat e gërmimeve, miniera hapi rrugë hyrëse që çuan deri te traseja për linjën e transportit, e cila do të bartë xehen e gërmuar nga “Borov Dol” në “Buçim” “. Përmes kësaj linje për transport, xehja do të kalojë disa kilometra.

Zëvendës menaxheri i “Buçimit” Nikollalço Nikollov njoftoi se shfrytëzimi i xehes në “Borov Dol” do të fillojë në gusht vitin e ardhshëm.

“Aktualisht jemi në fazën e gërmimeve të skorieve, deri më tani kemi realizuar mbi gjashtë milion ton skorie, nga 11 deri në 12 milion ton të planifikuar. Po punojmë sipas planit dhe presim që vitin e ardhshëm, në këtë kohë, madje edhe më herët, në gusht, të fillojë transportimi i xehes nga “Borov Dol” në “Buçim” dhe kjo do të thotë zgjatje e jetës së minierës për të paktën dhjetë vjet”, tha Nikollov.

Leja për “Borov Dol” është marrë në një kohë kur publiku në Maqedoninë Juglindore është ngritur kundër ndërtimit të minierave.

Këto ditë leje për të zgjeruar kapacitetin e saj mori edhe miniera “Sasa”, ku do të kryhen gërmime të thella në tokë, në lokalitetin ku ndodhet miniera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button