Maqedonia e Veriut dhe Kazakistani i firmosën tri marrëveshjet

Renata Deskoska, Ministrja e drejtësisë së RMV-së sot në Shkup u takua me Gizat Nurdauletov, Prokurorin e përgjithshëm të Kazakistanit, për finalizimin e tri marrëveshjeve të paralajmëruara shumë më herët.

Bëhet fjalë për Marrëveshje mes RMV-së dhe Kazakistanit për ekstradim, për ndihmë të ndërsjellët juridike në materien penale dhe marrëveshje për transfer të personave të dënuar.

“Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është me rëndësi të madhe për shtetin tonë dhe pas hyrjes së tyre në fuqi nuk do të lihet kurrfarë hapësire për shmangie të drejtësisë me shfrytëzimin e vakuumit juridik mes dy shteteve. Me nënshkrimin e këtyre tre marrëveshjeve mbyllëm edhe një obligim të rrugës të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut e hapëron drejt luftës kundër krimit dhe hapëm dyer për bashkëpunim të suksesshëm mes dy shteteve”, theksoi ministrja Deskoska.

LEXO: Maqedonia pritet të nënshkruajë marrëveshje me Kazakistanin për ekstradimin e të dënuarve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button