Reagime të ashpra nga shoqatat ekologjik për zbatimin e Planit për ajër të pastër dhe për Makradulin

Nëntë muaj pas paralajmërimit si prioritet strategjik i Qeverisë për përballjen me ndotjen e ajrit në vend, Plani për ajër të pastër ka hyrë në fazën e zbatimit, duke përcjellë me kritika nga shoqatat ekologjike, transmeton Meta.mk.

Jani Makraduli, zëvendës ministri i Mjedisit jetësor i ngarkuar nga Qeveria për zbatimin e Planit për ajër të pastër, e prezantoi dje punën që e ka realizuar: 64 milionë euro janë ndarë për 19 komuna të Maqedonisë për zëvendësimin e pajisjeve të sistemeve joekologjike për ngrohje në amvisëri, kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, objekte shëndetësore dhe ndërtesa administrative, 16 komuna do të marrin 26 milionë denarë për mbështetje të projekteve për efikasitet energjetik, 11 milionë denarë për gjelbërimin urban, mjete për pastrues të ajrit në 34 shkolla dhe filtra për fabrika më të vogla në rajonin e Pollogut. Makraduli gjithashtu informoi se Qeveria ka ri-dedikuar fonde nga buxheti për realizimin e Planit për ajër të pastër për gazifikimin e spitalit në Strumicë.

Pas prezantimit të djeshëm për punën e kryer nga Makraduli, kritika më e ashpër erdhën nga Iniciativa O2, të cilët vlerësojnë se është e turpshme që deri më tani nuk është bërë pothuajse asgjë domethënëse nga aktivitetet e planifikuara siç është paralajmëruar nga Qeveria e për çka ishin parashikuar 2 milionë euro dhe kërkuan dorëheqje të Makradulit si personi më përgjegjësinë më të madhe.

“Këso amatorizmi, moskujdes, joprofesionalizëm, gënjim të popullit duke mbajtur miliona pres konferenca dhe prezantime, duke u kujdesur vetëm për PR, për një nga problemet më serioze, më kritike që kushton mbi 3,200 jetë çdo vit dhe i mbush spitalet, ka vetëm një përgjigje, që nuk do ta plotësoni, sepse jeni të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, dorëheqja juaj e parevokueshme”, janë kategorike nga O2.

Në reagimin me shkrim për O2 përkujton se deri në shtator të këtij viti duhet të kishte përfunduar dhe në vend të kësaj Qeveria ka ri-dedikuar fonde nga ato 2 milionë euro, edhe ashtu minimale, të caktuara për uljen e ndotjes së ajrit dhe gazifikimin e spitaleve në Strumicë, Kumanovë dhe Klinikën Gjinekologjike në Çair, duke kujtuar ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka premtuar se ajo punë do ta realizohet me para që nuk janë pjesë e buxhetit të Planit për ajër të pastër.

“Vlerësojmë se Plani për ajër të pastër është vetëm plan buxhetor, por jo edhe strategji për të adresuar problemin e ndotjes së ajrit. Në fillim nuk mundëm të pajtoheshim me synimet ambicioze për ulje prej 50%, mendojmë se koha e dhënë për të parë se cilat efekte mund të kenë masat e parashikuara është shumë e shkurtër. Për të krijuar strategji nevojitet monitorim më afatgjatë dhe më i saktë i gjendjes me ndotjen e ajrit që tani nuk po bëhet”, thotë Ana Çolloviq Leshovska nga “Eko Svest” (Eko vetëdija”).

Për Arianit Xhaferin nga “Eko Guerila” nga Tetova disa nga masat janë të mira dhe do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ndërsa disa janë thjesht kozmetike.

Ai përshëndeti vendimin e Qeverisë për të pranuar nismën e tyre për të instaluar filtra në fabrikat e mobileve në rajonin e Pollogut.

“Kjo e zgjidh problemin në vetë burimin e vetë ndotjes”, tha Xhaferi, duke kujtuar se në  këto fabrika digjen materiale të ndryshme të mbetura nga prodhimtaria e tyre dhe ato ndotin më shumë se amvisëritë individuale.

Xhaferi thotë se nuk duhet të harrohet që inverterët punojnë me energji elektrike, ndërsa në Maqedoni prodhohet energji elektrike në KME Manastir, që do të thotë se në rajonin e Manastirit do të ketë edhe më shumë ndotje.

“Duhen shumë më tepër para për të shpëtuar jetën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, është kategorik Xhaferi.

Toni Nikushevski nga Lëvizja e ajrit të pastër pajtohet se fondet për të zbatuar një plan ambicioz për të ulur ndotjen e ajrit me 50 përqind janë të pamjaftueshme.

“Shteti paguan 160-180 milionë euro në vit nga taksat mjedisore, ndërsa për këtë problem serioz ndan vetëm 2 milion. Në trajtimin e ndotjes së ajrit është thelbësore të parandaloni emetimet qysh në burim, kështu që do të kishte efekt shumë më të madh nëse ndonjë ndotës i madh siç është ndonjë objekt më i madh industrial të merr filtra se 100 amvisëri të marrin inverterë”,  kujton Nikushevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button