U dënua me 20 muaj burgim personi që kërcënoi Haradinajn

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Bedri Elshanin me akuzën se në vitin 2018 kishte kërcënuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj në emër të grupit militant, Shteti Islamik.

Për veprën “shtytje për kryerjen e veprave terroriste” dhe për veprën tjetër “armëmbajtje pa leje”, ai është dënuar me 20 muaj burgim.

Elshani u shpall fajtor të premten, një ditë pasi ka pranuar fajësinë, transmeton REL.

Sipas aktakuzës, Bedri Elshani ka postuar fotografi me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin në detyrë Haradinaj dhe se kishte bërë propagandë për grupin militant Shteti Islamik.

Atij po ashtu i është konfiskuar edhe një telefon “Iphone 6”, një thikë, si dhe një USB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button