Hani përsëriti qëndrimin: RMV-ja dhe Shqipëria meritojnë nisjen e negociatave

Eurokomesari në largim, Johanes Han në intervistën për gazetën malazeze “Vijesti”, ka përsëritur qëndrimin e tij se, Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe e Shqipërisë meritojnë nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

Sipas Hanit, RMV-ja ka bërë përparim të dukshëm, dhe më e rëndësishmja mbetet arritja e Marrëveshjes së Prespës dhe zgjidhja e kontestit me Greqinë.

“Marrëveshja e Prespës, me të cilin i dha fund kontestit shumëvjeçar për emrin, është diçka që duhet të përfshihet në librat e historisë. Kur e mora funksionin, shteti ishte në mesin e krizës politike, zgjedhja e të cilës kërkonte vite dhe udhëtime të shumta në Shkup. Filluam me deklaratën se, nuk do të ketë zgjerim të BE-së, kurse tash pas pesë vjetësh, kemi lënë rrugë reale dhe evropiane për Ballkanin Perëndimor”, tha Hani.

Hani është në largim nga pozita e komisarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, ndërkaq nga përbërja e re është emëruar si komisar përgjegjës për buxhet dhe administratë.

Në konferencën “Ditët e medias BE-Ballkani perëndimor 2019”, Hani dje deklaroi se, nuk do të ketë progres në rrugën drejt BE-së, për asnjë vend të Ballkanit Perëndimor, nëse nuk sigurojnë dhe garantojnë liri të medias dhe liri të  shprehjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button