Zhbogar tha se gjyqësori funksional është me i rëndësishëm se data e BE-së

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar duke komentuar ngjarjet e fundit rreth Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ka deklaruar se gjyqësori funksional është më i rëndësishëm se marrja e datës për nisjen e negociatave nga BE-ja, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se, gjetja e zgjidhjes për gjyqësor funksional është shumë më e rëndësishme se sa data për nisjen e negociatave. Mendoj se, politikanë dhe gjyqësori fillimisht duhet ta kthejnë besimin e qytetarëve. Nëse rikthehet ai besim, jam i bindur se, edhe ne në BE do ta njohim dhe pranojmë atë ndryshim”, tha Zhbogar.

Nga ana tjetër, Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot njoftoi se, është e gatshme që menjëherë t’i dorëzojë lëndët dhe të gjitha dëshmitë e saja te Prokuroria Themelore Publike (PTHP). Prokurorja e PSP-së, Lençe Ristoska ka deklaruar se, sipas Ligjit PSP-ja duhet të ekzistojë deri në shtator të vitit të ardhshëm, ndërkaq ka refuzuar të tregojë se, çfarë do të ndodh me lëndët e PSP-së. Kjo vjen pasi që kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva ka dërguar letër deri te PSP-ja dhe PTHP-ja me çka ka kërkuar që lëndët nga materialet e përgjuara – “bombat”, të transferohen në PTHP. Sipas prokurores, Fatime Fetai nuk është me rëndësi se kush do të përndjek, por se të jepet përgjegjësi për dëmet që janë bërë.

Përndryshe, ditë më parë kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kanë realizuar takim për të diskutuar për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin definohet statusi i PSP-së. Ai rezultoi i pasuksesshëm, ndërkaq që deri më 15 qershor Ligji duhet të hyjë në fuqi, pasi paraprakisht të miratohet në Kuvend. Për miratimin duhet 2/3 e votave të deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button