Ambasadori i SHBA-së në Çeki riafirmoi mbështetjen për Kosovën e pavarur dhe sovrane

Ambasadori i SHBA-së në Republikën çeke Stephen B.King, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Kosovës në Çeki, Arbër Vllahiun, njofton Koha.net.

Në një postim në Twitter, ai thotë se ka riafirmuar mbështetjen që SHBA-ja ka për Kosovën e pavarur dhe sovrane.

“Ishte një nder të takohesha me ambasadorin Arbër Vllahiu këtë mëngjes dhe të riafirmojë qëndrimin e palëkundur të SHBA-së për një Republikë sovrane, të pavarur të Kosovës, e integruar tërësisht në bashkësinë ndërkombëtare”, ka shkruar King në Twitter.

Kujtojmë se sot kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar mospjesëmarrjen në Samitin e Pragës, dhe shkak për këtë thotë se janë zgjedhjet në Kosovë të cilat po afrohen.

Por dje, në mediat çeke u raportua se Kosova ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të deklaratave të presidentit çek, Milosh Zeman, i cili, të enjten e kaluar, kishte deklaruar se dëshiron t’i diskutojë mundësitë kushtetuese që Republika Çeke të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button