Ristoska: PSP-ja është ende gjallë

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Lençe Ristoska ka deklaruar se, PSP-ja ekziston dhe funksionon ende, transmeton Portalb.mk.

Ristoska gjithashtu deklaroi se, sipas Ligjit PSP-ja duhet të ekzistojë deri në shtator të vitit të ardhshëm.

Ajo edhe sot nuk ka dashur të tregojë se, çfarë do të ndodh me lëndët e PSP-së të cilat do t’i marrë Prokuroria Themelore Publike (PTHP), pasi që për këtë do të deklarohet gjatë ditës PSP-ja.

Këto komente Ristoska i dha me insistimin e gazetarëve, para se të fillojë seanca gjyqësore për rastin “Talir”.

Përndryshe, nga paraburgimi, kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva ka dërguar letër deri te PSP-ja dhe PTHP-ja me çka ka kërkuar që lëndët nga materialet e përgjuara – “bombat”, të transferohen në PTHP. Sipas prokurores, Fatime Fetai nuk është me rëndësi se kush do të përndjek, por se të jepet përgjegjësi për dëmet që janë bërë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button