Gjykata e Apelit vendosi për sulmin ndaj Ziadin Selës në Kuvend

Gjykata themelore penale në Shkup më 5 korrik dënoi shtatë të akuzuarit për tentim-vrasje të liderit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, dënim të cilin e konfirmoi sot Gjykata e Apelit në Shkup.

Tentim-vrasja kishte ndodhur më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Aktakuzën e ka dorëzuar dhe përfaqësuar prokurori Darko Jakimovski nga Prokuroria publike e Shkupit.

Sllavica Andreevska, gjykatësja ndaj shtatë të akuzuarve ka caktuar dënime nga një vit burg deri në trembëdhjetë.

Kire Georgievski ka marrë 13 vjet burg, Andrej Micov 10 vjet e gjashtë muaj, Oliver Oshakovski 10 vjet e gjashtë muaj, Nikollçe Dimitrievski 10 vjet e gjashtë muaj, Aleksandar Janevski- Toshta 13 vjet, Nikolla Vojminovski 13 vjet e gjashtë muaj dhe Kosta Delev 10 vjet e gjashtë muaj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button