Subvencionet për inverterë, ata që do të pajisen nuk do të lejohen të ndezin shporetin

Kategoritë sociale të rrezikuara të familjeve që jetojnë në vendbanimet më të ndotura në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kërçovë do të kenë përparësi për zëvendësimin falas të shporeteve të tyre me dru me kondicionerë inverter, shkruan Alsat

Subvencioni do të jetë në formë të një kuponi në vlerë prej 60,000 denarë për blerjen e një inverteri të ri për ngrohje, i cili është identik në pamje me kondicionerët. Por, edhe pse ende pritet vendimi i fundit i Qeverisë për këtë masë, sipas njoftimit, do të sigurohen deri në katër milion euro nga buxheti i firmës shtetërore SH:A Elektranat.

“Procedura kush vjen i pari shërbehet i pari mendojmë se nuk do të jetë korrekte, prioritet do të kenë zonat më ndotje më të lartë të ajrit dhe të ashtuquajturit shpenzues të rrezikuar. Në këtë moment, varianti më i vlefshëm i zbatimit është të miratohet një zgjidhje ligjore në formën e kuponëve ku qytetarët do të merrnin shumën e zgjedhjes së tyre për të mos e bërë këtë Qeveria”…- theksoi Jani Makraduli,  Zëvendës Ministër i Mjedisit

Por, të gjithë amvisëritë që do ta përdorin këtë masë qeveritare për të zëvendësuar shporetet e druve me inverter, do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ku do të bien dakord se nuk do të ngrohen më tej me dru. Më pas komunat do të kontrollojnë nëse ata po i ndezin shporetet. Sipas pritshmërive, kjo masë, me të cilën Qeveria kërkon të zvogëlojë ndotjen e ajrit në muajt e dimrit, duhet të fillojë zbatimin në fillim të sezonit të ngrohjes. Sidoqoftë, më parë disa OJQ kanë reaguar se ende nuk ka zgjidhje sistemike për këtë problem dhe se masat janë të vonuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button