Në Komunën e Bërvenicës po ndërtohet kopsht për fëmijë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska së bashku me kryetarin e Komunës së Bërvenicës inspektuan ndërtimin e një kopshti të ri për fëmijë në fshatin Bërvenicë, njofton Kanal 5.

Objekti pritet të përfundojë vitin e ardhshëm dhe do të ketë kapacitetin për të akomoduar rreth 80 fëmijë.

“Si Qeveri, angazhimi kryesor është përfshirja e fëmijëve në arsimin parashkollor sepse investimi tek fëmijët dhe ky lloj arsimimi jep efektet më të mëdha. Kapitali njerëzor që ka ky shtet janë fëmijët”, tha Carovska.

Kryetari Pajaziti theksoi se ka një nevojë të madhe për një kopsht dhe ky objekt zgjidh një problem të madh në Bërvenicë.

“Ne jemi të kënaqur me atë që ky kopsht është në programin e Ministrisë, pasi nënat janë munduar duke i dërguar fëmijët e tyre në qytet deri më tani, pastaj atje janë përballur me mungesë vendesh dhe të ngjashme. Vetëm në Bërvenicë, ka 350 gra dhe nëna të punësuara në vetëm një konfeksion, plus pastaj në kompanitë të tjera. Kjo do të zgjidh problemin e hidhur. Duhet të thuhet, do të kemi një kopsht modern”, tha Enver Pajaziti.

Ministria për ndërtimin dhe pajisjen e kopshtit të fëmijëve të Bërvenicës ka ndarë mjete në vlerë prej rreth 26.6 milion denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button