Prishtinë: Përkujtohen viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Në Prishtinë janë përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste që ndodhën me 11 shtator të vitit 2001 në SHBA.

Në kujtim të viktimave në oborrin e Qeverisë së Kosovës është inauguruar Memoriali “Kosova kujton”.

Në ceremoni, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se “akti terrorist në Nju Jork të SHBA-së ishte goditje ndaj institucioneve dhe popullit amerikan, ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë, mbi miqtë tanë dhe ne”.

Haradinaj tha se Kosova bashkëndjenë me SHBA-në dhe kujtimin për të rënët e kësaj dite do ta kthejë në traditë institucionale për çdo vit, transmeton REL.

Në përurimin të memorialit ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha se sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 ishin sulme ndaj gjithë njerëzimit.

“Amerikanët nuk ishin viktimat e vetme. Njerëz nga 77 shtete u vranë në këto sulme. Ky ishte vërtetë një sulm ndaj civilizimit”, tha Kosnett.

Në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 humbën jetën rreth tre mijë persona ndërsa u lënduan rreth gjashtëmijë të tjerë. Përgjegjësinë për sulmet e kishte marrë rrjeti terrorist, Al Kaida.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button