Çmimet dhe veçoritë e iPhone-ve të rinj

Apple organizoi takimin e përvitshëm në Kaliforni të SHBA-ve ku paraqiti modelet e reja të iPhone, iPad dhe Apple Watch.

iPhone janë ato që i sjellin më shumë të radhura kompanisë, por shitjet kanë rënë në 9 muajt e fundit, ndaj drejtuesi Tim Cook ka shumë nevojë që të rikthejë entuziazmin e njerëzve te produktet, transmeton Top Channel.

Apple paraqiti tre telefonë të rinj këtë të martë, iPhone 11 që kushton 699 dollarë; iPhone 11 Pro 999; dhe iPhone 11 Pro Max 1099.

Modelet e vjetër do të shiten më lirë. iPhone 8 do të jetë 499 dhe XR 599.

Modelet e reja të iPhone kanë kamera me tre lente, të cilat bëjnë nëntë foto njëherësh. Këto foto optimizohen nga sensorët dhe programi i Apple për të dhënë fotot më të mira të mundshme. Po ashtu, kamerat kanë një senso që mund të fotografojë më mirë edhe natën.

Bateria do të zgjasë 4 orë më shumë me telefonët e rinj se të vjetrit, dhe do të jenë më të shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button