Javën e ardhshme do të vazhdojë ribalanci i Buxhetit në Kuvend

Pas miratimit të ribalancit të Buxhetit në qeveri, Komisioni për financim dhe buxhet në kuadër të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, javën e ardhshme, më 18 shtator do të vazhdon procedurat për ribalancin e buxhetit, transmeton Portalb.mk.

Debati në Komisionin për financim dhe buxhet do të zgjasë 10 ditë, sipas Rregullores së Kuvendit, për të vazhduar pastaj në seancën plenare të Kuvendit. Përndryshe, Liljana Kuzmanovska, kryetarja e Komisionit nuk do të udhëheqë seancën e Komisionit, pasi gjendet në udhëtim zyrtar.

Janë planifikuar 210.5 miliardë denarë të ardhurat totale me rebalancin e Buxhetit, derisa shpenzimet e planifikuara kapin vlerën prej 228.3 miliardë denarë. Pra, sipas planifikimit deficiti do të jetë 17,7 miliardë denarë, gjegjësisht 2,5 për qind të BPV-së.

Sipas Qeverisë, me ribalancin vazhdon të shpërndahen më shumë para te qytetarët, gjegjësisht është përfshirë rritja e pagave në administratën publike, shëndetësi, arsim, kopshte, kulturë, polici, mbrojtje dhe në veprimtari të tjera në administratën publike.

Është paraparë edhe transferim për Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, gjegjësisht 815 milionë denarë ndaj shoqatave të pensionistëve të shtyllës së dytë pensionale.

LEXO: Detaje nga ribalanci i Buxhetit që u miratua nga Qeveria e RMV-së(VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button