“Transportuesi” është anuluar: marrja e lëndëve nga PSP e ka bllokuar gjyqësorin

Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Transportuesi” është anuluar për shkak të vendimit për marrjen e lëndëve nga PSP, njofton Portalb.mk.

Në fillim të seancës, gjykatësja, Dobrilla Kacarska tha se duke e pasur parasysh se ka kaluar afati prej tre ditëve për transferimi ne lëndëve, dhe kumtesën e publikuar nga prokurori Lubomir Joveski për marrjen e lëndëve nga PSP, është pamundësuar puna e këshillit gjykues.

“Shpresoj që ditëve të ardhshme të kalojë kjo situatë në të cilën tërë gjyqësori i Maqedonisë në njëfarë mënyre është i robëruar, nuk mundet të gjykojë për shkak të kësaj situate, dhe diskutimi i sotëm po anulohet, ndërkaq terminët që janë caktuar prej më herët mbeten të njëjta. Diskutimi anulohet për më 16 shtator”, tha Kacarska.

Ndaj kësaj ka reaguar prokurori i PSP-së, Trajçe Pelivanov, por Kacarska ka mbetur në qëndrimin se seanca patjetër duhet që të anulohet, duke i treguar prokurorit se kolegët e saj që gjykojnë në lëndët e fushës për krim të organizuar kanë qenë në mëdyshje se si të veprojnë në ditët e kaluara.

Në rastin “Transportuesi” të akuzuar janë ish kryetari i Komunës së Manastirit dhe 22 persona për keqpërdorim të transportimit të nxënësve në Manastir. Sipas akuzës, të akuzuarit i kanë bërë dëm buxhetit për 360.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button