Në Poliklinikën e Çairit u promovua pika e rinovuar për vaksinim (FOTO)

Në Poliklinikën e Çairit sot është promovuar pika e rinovuar për vaksinim, gjë e cila vjen në kuadër të rinovimit të pikave të vaksinimit në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Siç deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas Çairit, do të vazhdohet me Poliklinikën “Jane Sandaski”, e Bit Pazarit dhe me të “Gjorçe Petrovit”.

“Ky është fillimi i rinovimit të pikave të vaksinimit në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit. Vijojnë Poliklinika në “Jane Sandaski”, në “Bit Pazar” dhe në “Gjorçe Petrov”. Me renovimin e këtyre pikave, do të rinovohen edhe të gjitha ambulancat, aty ku është më kritike. Më kritikja është ajo në “Gjorçe Petrov”, dhe sipas vlerësimit tonë, atje do të fillojmë me renovimit e tërësishëm të saj”, tha Filipçe.

Duke folur për investimet në Shtëpinë e Shëndetit të Shkupit, Filipçe deklaroi se shqyrtohet mundësitë e sigurimit të mjeteve, që afati i punësimit të 20 mjekëve nga thirrja për të treguar interesim, të zgjatet më shumë.

Drejtori mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit, Viktor Isjanovski deklaroi se, është duke u punuar në atë që rezonanca magnetike të jetë e disponueshme deri në orën 12, megjithatë, tash për tash mbetet e hapur deri në orën 10 e gjysmë.

Promovimi i pikës së rinovuar për vaksinim në Poliklinikën e Çairit
Promovimi i pikës së rinovuar për vaksinim në Poliklinikën e Çairit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button