Mbretëresha ka miratuar ligjin që kërkon një shtyrje të Brexit

Mbretëresha Elizabeth II miratoi formalisht ligjin që detyron qeverinë e kryeministrit Boris Johnson që të kërkojë tek Bashkimi Europian një shtyrje të Brexit, njoftoi sot në mesditë Dhoma e Lordëve, njofton Alsat.

“Projektligji mbi tërheqjen e BE-së ka marrë pëlqimin mbretëror”, njoftoi dhoma e lartë britanike në “Twitter”.

Miratimi i mbretëreshës ishte etapa e fundit e nevojshme për hyrjen në fuqi të këtij teksti që synon të pengojë një Brexit pa marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button