Putin dhe Zelenskiy biseduan për krizën në rajon

Presidenti i Federatës Ruse dhe i Ukrainës, Vladimir Putin dhe Vladimir Zelenskiy, diskutuan për krizën aktuale dhe marrëdhëniet dypalëshe mbrëmë vonë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e presidentit rus në Kremlin konfirmon se Putin ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas vetëm disa orë pas shkëmbimit të suksesshëm të të burgosurve.

Më tej në deklaratë thuhet se udhëheqësit e të dy vendeve shkëmbyen gjithashtu mendime mbi mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale dypalëshe.

Ata ranë dakord mbi domosdoshmërinë për të respektuar armëpushimin në lindje të Ukrainës.

Putini dhe Zelenskiy gjithashtu u dakorduan për domosdoshmërinë e mbajtjes të samitit të katërshes normandike, i cili përveç këtyre dy vendeve përbëhet edhe nga Franca dhe Gjermania. Qëllimi i kësaj organizate është të zgjidhë krizën në Ukrainë.

Dje, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 35 të burgosur secila ndërsa në mesin e të burgosurve të liruar nga pala ruse ishin 24 marinarët ukrainas të kapur në Ngushticën Kerch.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button