Qeveria e re italiane dha betimin

Qeveria e re e koalicionit në Itali sot ka dhënë betimin dhe filloi detyrën e saj nën kryeministrinë e teknokratit Giuseppe Conte, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një ceremoni të mbajtur në Pallatin Quirinale me praninë e presidentit Sergio Mattarella, Conte dhe 21 ministra të tjerë dhanë betimin.

Takimi i parë i kabinetit të qeverisë pritet të mbahet sot në mbrëmje.

Conte, i cili javën e kaluar mori një mandat të ri nga Mattarella për të formuar qeverinë, të mërkurën njoftoi një koalicion të populistit Lëvizja Pesë Yje (M5S) dhe Partisë Demokratike të qendrës së majtë (PD), ndërsa ka mbajtur jashtë pushtetit drejtuesin e krahut të djathtë Matteo Salvini.

Lista e re e kabineteve përfshin 10 ministra nga M5S, nëntë nga PD, dhe një nga partia e ekstremit të majtë të Lirë dhe të Barabartë.

Gjithsej shtatë ministre gra do të shërbejnë në kabinetin e ri.

Luigi Di Maio, drejtuesi i partisë Pesë Yje, u emërua ministër i Jashtëm, ndërsa Lorenzo Guerini i PD mori rolin e ministrit të Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme shkoi te Luciana Lamorgese, ish-guvernatore e Milanos.

Tensionet brenda koalicionit të mëparshëm midis Partisë së ekstremit të djathtë të Ligës dhe Pesë Yjet ishin ngritur nga projekti infrastrukturor që përfshinte lidhjen hekurudhore me shpejtësi të lartë me Francën.

Të dyja partitë fajësuan njëra-tjetrën për ndarjet e thella në koalicion, duke bërë që Salvini të ftonte në zgjedhje të reja dhe t’i jepte fund qeverisë së koalicionit.

Partia Pesë Yjet dhe Liga formuan qeveri koalicioni në qershor të vitit 2018 nën udhëheqjen e Conte-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button