Mirosllav Bogdanovski: Bëhuni gati, do të ketë dënime të larta për ndotësit e ajrit këtë dimër

Kreu i Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, Mirosllav Bogdanovski, është në krye të sektorit që ka 11 inspektorë, e më së shpeshti është në qendër të vëmendjes publike kur kërkohet veprim kundër atyre që ndezin zjarr në nënqiell të hapur dhe ndotin. Meta bisedoi me Bogdanovskin rreth temës: Sa mund të bëjë inspektorati i qytetit për të zvogëluar ndotjen e ajrit në Shkup?

Para disa ditësh deklaruat që inspektorët kanë nevojë për ndihmë policore për të dalë në terren dhe të zbulojnë se kush e shkel ndalesën për djegien e zjarreve në nënqiell të hapur dhe t’i ndëshkojnë të njëjtit. Si është situata tani në terren?

– E komplikuar. Ekipet që përbëhen nga dy inspektorë, komunal dhe mjedisor dhe gardian komunal janë vazhdimisht në terren duke mbajtur kujdestari, ndërsa kemi aktivizuar edhe incizime me dronë për të përcaktuar saktësisht se ku ndizen zjarre. Do të përsëris se kemi nevojë për ndihmë nga MPB-ja sepse inspektorët po përballen me kërcënime në terren, ndërsa dy prej tyre janë gra… Gjatë ndërhyrjes në terren ka ndodhur ta kapin autorin e veprës në flagrancë, por ai ka deklaruar se kishte erdhi në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin që ai të mos përhapet. S’ka mënyrë për të përcaktuar nëse ai është në të vërtetë personi i cili e ka ndezur zjarrin, përveç nëse nuk e zini me shkrepëse në dorë. Gjithashtu, inspektorët nuk kanë autorizimin për të bërë identifikimin e identitetit të autorëve, ata shpesh nuk i japin letërnjoftimet dhe të dhënat personale.

Inspektorët nuk mund të legjitimojnë, por policia komunale mundet. Deri ku ka mbërri puna me realizimin e asaj që e paralajmëroi kryetari i Shkupit për krijimin e policisë komunale?

– Po punojmë në hartimin e projektligjit. Kemi pranuar vërejtjet nga disa ministri e tani duhet t’i harmonizojmë detajet. Policia komunale që do të ishte nën kompetenca të inspeksionet është hallka që mungon tani. Polici komunal do të jetë në gjendje edhe të identifikojë edhe arrestojë nëse shkelësi i reziston, për ta dokumentuar kundërvajtjen me incizime që çështjet të mund të procedohen.

A ka inspektorati i qytetit mjaft njerëz, burime dhe autorizime për t’u përballur me ndotësit?

– Në tetor ne do ta shtojmë stafin, ndërsa disa nga inspektorët do të përcaktohen në vende tjera, për shkak se nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre e madje edhe kanë bërë obstruksione. Tashmë një vit jemi duke i lutur me disa njerëz që të ndërmarrin iniciativën për të gjetur shkelësit e ligjit. Trembëdhjetë vjet Inspektorati i Qytetit nuk ka pas drejtues dhe disa njerëz e kishin të vështirë të ballafaqohen me mënyrën e re të punës, ndërsa unë nuk jam i kënaqur me rezultatet. Aktualisht inspektorati ka 5 automjete për 40 inspektorë dhe asnjë prej tyre nuk është për punë në terren, por të paktën pas shumë vitesh për herë të parë në kemi dy automjete të reja. Ne kemi nxitur ndryshime të rreth 15 ligjeve – Ligji për higjienën publike, Ligji për mjedisin, Ligji për sport, turizëm dhe hotelieri … Të gjitha ndryshimet e kërkuara kanë për qëllim rritjen e kompetencave të inspektorëve të qytetit për të ndërmarrë veprime kundër shkelësve. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme, dhjetorin e kaluar, kemi iniciuar ndryshim të rregullores e vlerat maksimale për koftorët deri në një megavat, që deri tani i pamundësonte inspektorët të shkruajnë dënime kundërvajtëse,por që ende nuk është miratuar nga Ministria e mjedisit jetësor, megjithëse është dokument prej vetëm një faqe. Procedura e harmonizimit të propozimit tashmë ka përfunduar dhe është në pritje të nënshkrimit të ministrit. Inspektorët për vite me radhë kanë qenë të penguar për të ndëshkuar ndotësit  pikërisht me këtë rregullore, por askush deri tani nuk ka iniciuar ndryshime. Të gjithë kanë heshtur.

Nëse miratohet deri në fillim të sezonit të ngrohjes, si do të ndikojë kjo në aktivitetet tuaja për sanksionim të ndotësve?

– Do të shihni se sa dënime do të ketë për shkelësit. Deri më tani kemi pasur shumë pak raste të ndëshkimit për sa i përket madhësisë së Shkupit dhe sa është ndotja. Këtë dimër procesi i inspektimit do të jetë shumë intensiv dhe qytetarët do të shohin shumë më tepër kontrolle të kapaciteteve industriale nën juridiksionin tonë pasi që në Shkup ka shumë objekte nga oxhaqet e të cilave emetimet i tejkalojnë vlerat kufi. Rast tipik kur kemi ndërhyrë ishte për shkak të tymit të zi nga oxhaku i ndërtesës së NP Pyjet e Maqedonisë. Menjëherë dërguam inspektorë, ata matën vlerat më të larta të emetimit, ishte e premte, njerëzit në fundjavë kishin angazhuar mjeshtër dhe doli që është nevojitur përshtatja e brenerëve, pra sasia e ajrit të djegur nuk ka qenë e përshtatshme. Raste të tilla, kur me ndërhyrje të inspeksionet ndërhyrje të thjeshta teknike mund të zbusin emetimet e dëmshme, nuk janë të rralla.

Një vit më parë ju njoftuat se me dron do të gjuanit ndotës në zonën e Shkupit. Deri ku ka mbërri realizimi i asaj që e njofuat? A ka inspektorati dron ose jo?

– Në publik ka informacione që Inspektorati ka blerë një farë droni për rreth 100,000 euro, por e vërteta është që ne s’kemi dron, por kemi lidhur kontratë, për të marrë me qira dron, me një person që e menaxhon atë dhe me të do të incizohet terreni që duam të hulumtojmë për pikat e zeza që t’i drejtojmë aktivitetet e inspektorëve në ato vende ku droni do të vërejë aktivitetet të dyshimta. Në atë mënyrë do të rritej efikasiteti i inspektoratit.

Në vendbanimet rome që janë nën Kala gjatë dimrit vazhdimisht digjeshin mbeturina, a ka ndonjë epilog ajo situatë?

 – Si inspektorat e kemi shtuar numrin e kujdestarive atje. Por e kemi alarmuar edhe MPB-në dhe Ministrinë e punës dhe çështjeve sociale sepse atje kemi njerëz fantazma, pa letërnjoftime, pa vendbanime, por shpesh policia nuk vjen menjëherë, derisa të vijnë autorët e veprave ikin … E di që perceptimi i publikut është që inspektimi është i gjithëfuqishëm dhe se mund të ndërhyjë kudo, por në rastet me këto vendbanime rome ne jemi të pafuqishëm. Dihet se kush duhet të veprojë nëse një person nuk ka dokumente personale ose vjen nga jashtë ose jeton në një zonë publike, ka autoritete përkatëse shtetërore për këtë. Deri më tani përfundon çdo gjë përfundon ashtu që shërbime sociale i vizitojnë ata njerëz dhe i pyesin: A doni që t’ju vendosim në Çiçino Selo, dhe ata thonë – jo, dhe çdo gjë përfundon aty … Ja inspektorët ndërhynë dje kur një grup romësh nga Kosova digjnin goma në një ndërtesë të braktisur afër ish-Panairit.  Inspektorët ishin sulmuar nga ata njerëz, e në mesin e tyre ka edhe të varur ndaj narkotikëve, persona agresivë, të cilët e kanë penguar edhe ndërhyrjen e automjeteve të zjarrfikësve … Dihet kush mund të arrestojë dhe ndalojë, dhe këtë punë nuk mund ta bëjë inspekcioni.

Çka po ndodh me ku bëhet shit-blerje e paligjshme e materialeve të përdorura dhe e blejnë bakrin nga kabllot e djegura?

 -Kjo është ajo që përmenda më parë kur disa nga inspektorët nuk donin të kryejnë punën e tyre. Ne kemi lokalizuar disa vende të paligjshme dhe matje mund të ngritën kallëzime penale, inspektorët duhet të zbatojnë ligjin. Kështu kemi trajtuar rastin e deponisë ilegale në Butel, ku kemi shkuar në kallëzime penale.

Si është bashkëpunimi i inspektoratit të Mjedisit të Qytetit me atë Shtetëror?

– Ka një lloj bashkëpunimi, por nuk është i mjaftueshëm.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button