Irani do të përshpejtojë pasurimin e uraniumit

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se vendi i tij do të nisë këtë javë zhvillimin e centrifugave, për të përshpejtuar pasurimin e uraniumit.

“Do të hulumtojmë dhe zhvillojmë lloje të ndryshme të centrifugave dhe çfarëdo që është e nevojshme për pasurimin e uraniumit në një mënyrë të përshpejtuar”, tha Rohani, njofton REL.

“Të gjitha kufizimet në kërkimet dhe zhvillimet tona do të hiqen të premten”, tha ai.

Iranit i janë vënë kufizime në programin bërthamor me një marrëveshje të arritur në vitin 2015 midis tij dhe fuqive botërore. Në këmbim të kufizimeve, Iranit i janë hequr disa sanksione dhe i është dhënë qasje në tregtinë botërore.

Por, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vitin e kaluar, është tërhequr nga kjo marrëveshje, duke thënë se nuk ka qenë e ashpër mjaftueshëm sa për të penguar Iranin nga zhvillimi i armës bërthamore.

Që atëherë, Uashingtoni ka vënë sanksione të ashpra mbi ekonominë e Iranit, ndërsa ky i fundit ka nisur të shkelë kufizimet e përcaktuara me marrëveshjen bërthamore.

Republika Islamike po ashtu ka kërcënuar me shkelje të mëtejshme nga 5 shtatori, nëse nënshkrueset evropiane të marrëveshjes – Franca, Gjermania dhe Britania – nuk gjejnë mënyra për të ndihmuar ekonominë e Iranit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button