Nesër hidhet në treg celulari portativ “Galaxy Fold”

Të enjten, Samsung njoftoi lancimin e të shtrenjtit dhe problematikut Galaxy Fold, i cili do të jetë celulari i parë portativ që tregun botëror, njofton Top Channel.

“Galaxy Fold” (“Galaxy Dosja”) hapet dhe mbyllet porsi një libër dhe pritet të dalë në shitje të premten, në Korenë e Jugut. Ndonëse nuk është specifikur se kur me saktësi, celulari pritet të përfshihet edhe në tregjet e Francës, Gjermanisë, Singaporit dhe Shteteve të Bashkaura.

Celulari i palosshëm, i cili do të kushtojë 1,980 dollarë ishte menduar të hidhej në treg që në prilline  këtij viti. Por data u ndryshua pasi u vu re se pajisja prishej shumë shpejt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button