Ministria: Firmat janë të obliguar të transportojnë vetëm udhëtarët që kanë biletë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL) nuk mendon në ndryshime apo plotësim të Ligjit për transport rrugor, me të cilin do të mund të obligoheshin firmat transportuese që në rast të numri të madh të udhëtarëve, linjën ta mirëmbajnë me më shumë se një autobus, transmeton Portalb.mk.

“Tash për tash nuk mendohet në ndryshime Ligjor”, thanë nga MTL-ja.

Megjithëse të informuar për rastin e Portalb.mk, ku edhe pse udhëtari ka arritur në kohë, por nuk është transportuar sepse numri i ulëseve ka qenë i plotësuar, nga Ministria sërish rekomanduan që udhëtarët duhet të vazhdojnë të presin.

“Nëse udhëtari ka arritur në kohë, por nuk ka vende të lira, do të pret për linjën tjetër. Se a do të lëshojë më shumë autobusë një kompani për një linjë, atë e vendos vetë kompania. Nëse kompania ka autobusë, mund të lëshojë edhe 5 autobusë, nëse ka udhëtarë. Atë vetë e vendosin transportuesit. Megjithatë, në këtë rast numri i udhëtarëve është plotësuar në autobus, dhe ai nuk mund të transportojë më shumë udhëtarë. Askush, asgjë. Do të pres linjën tjetër”, thanë më tej nga MTL-ja.

Përveç numrit jo të mjaftueshëm të autobusëve, në transportin ndërkomunal të rralla janë edhe linjat transportuese. Nëse relacioni i linjës është 0-40 km, atëherë linja do të ketë çdo 30 minuta, nëse është 41-80 km, linjë do të ketë çdo 50 minuta, nëse është 81-120 km, linjë do të ketë çdo 60 minuta, dhe nëse është gjatësia e relacionit rreth 120 km, linjë do të ketë çdo 90 minuta. Transportuesit që nuk janë të kyçur në rrjetin e transportit ndërkomunal, kanë kërkuar ndryshim të Ligjit, për siç thonë ata, përfshirjes së tyre në këtë rrjet dhe rritjen e cilësisë dhe konkurrencës ndërmjet transportuesve.

Edhe pas disa aksidenteve rrugore në vend ku morën pjesë autobusë, transportuesit vazhdojnë të importojnë autobusë dhe minibusë nga jashtë. Gjashtë muajt e parë të vitit janë importuar 133 autobusë dhe minibusë, nga të cilët 120 veç më janë përdorur në shtetet tjera. Megjithatë, informatat për vitin 2019 tregojnë që numri i automjeteve të reja të importuara është rritur, ashtu që raporti i autobusëve dhe minibusëve të përdorur përkundër atyre të ri tani është 9:1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button