Janeva letër nga burgu: Lëndët e PSP-së të transferohen te PTHP

Prokurorja speciale, Katica Janeva, prej burgut të Shutkës ka dërguar letër deri te ekipi i prokurorëve me kërkesë që të gjitha lëndët e PSP-së të dorëzohen në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Arsye për këtë kërkesë është se asaj i skadon afati për punë në këtë Prokurori. Letra është dërguar dje, pas së cilës menjëherë është thirrur kolegjium.

Prej PSP-së, nëpërmjet kumtesës sqarojnë për letrën që Janeva e ka dërguar nga burgu.

“Gjatë ditës së djeshme deri në këtë Prokurori prej Gjykatës Themelore është dorëzuar autorizim të cilën Katica Janeva nëpërmjet Burgut të Shutkës e ka dorëzuar deri në këtë Prokurori. Me autorizimin Janeva i autorizon prokurorët në këtë Prokurori Publike t’i dorëzojnë në Prokurorinë Publike të RMV-së lëndët të cilët udhëhiqen në PSP edhe atë: lëndët penale në gjykim, në hetim dhe në parahetim. Duke e pasur parasysh ligjin e PSP-së dhe dispozitën për autonomi të Prokurorisë, gjatë ditës së sotme do të dërgohet shkresë deri te Prokuroria Publike e RMV-së me qëllim të njoftimit të prokurorit publik të RMV-së me këtë autorizim, pas së cilës do të miratohet vendim për veprim të mëtutjeshëm”, thonë nga PSP.

Përndryshe, në lëndën për zhvatje “Reket”, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button