Kurti për koalicionin me LDK-në: Kam qenë dorëlëshuar, ata nuk kanë lëshuar pe

Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, ka thënë se LDK nuk ka lëshuar pe sa i përket koalicionit me VV-në.

Ai në një intervistë për emisionin “Tempora” të RTV Ora deklaroi se si parti janë radikalë për nga tema dhe jo nga karakteri

“Unë kam problem kompromisin me Serbinë, sepse me shqiptarët kam bërë tërë kohën kompromise. Koncesione brenda oborrit tonë pafundësisht. Por që Serbia na ka bërë shumë dhe unë aty them jo negociata, në kuptimin e pazareve me territorin tonë. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme dhe të mos harrojmë, që ne të VV nuk jemi radikalë për nga karakteri, siç jemi përftuar zakonisht. Por jemi jashtëzakonisht radikal për nga tema”.

“Pavarësisht se për çfarë teme bëhet fjalë. Me këta unë kam qenë shumë dorëshlirë, ata nuk kanë lëshuar fare pe. Unë kam qenë i gatshëm të heq dorë nga pozita e kryeministrit, të merremi vesh njëherë me LDK-në dhe mandej të shkojmë në Këshill të Përgjithshëm dhe të jem numër 2 aty, kur numri 1 merr më shumë vota se numri 2”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button