Restoranti i parë me produkte nga marihuana (FOTO)

Një restorant në Kaliforni do të jetë lokali i parë në SHBA i cili do të shet produkte me marihuanë në lokalin për ushqim.

“Lowell Cafe” është restoranti që gjendet në pjesën perëndimore të Hollywoodit. Ata konfirmuan se do të jenë restoranti i parë në SHBA i cili klientëve të tij do t’iu ofron marihuanë në forma të ndryshme.

Gjithë mysafirët që kanë mbi 21 vjet mund të zgjedhin çdo lloj dhe formë të shërbimit të kanabisit.

Sipas web faqes së tyre, restoranti do të jetë i pari nga gjithsej tetë restorantet që kanë marrë leje për futjen e kanabisit në meny, e njohur si “flower menu” (meny e lules”), që do të përditësohet.

Andrea Dramer, shefja e restorantit është krijuesja e kësaj menye, e para në botë. “Lowell Cafe” do të hapet këtë muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button