Të gjithë e refuzuan propozimin e Veselit

Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, është rikthyer në PDK, parti që e kishte braktisur. Buja ka nisur fushatën për PDK-në, duke iu kërkuar votën qytetarëve, transmeton Koha.net.

Shukri Buja është dënuar me tre vjet burgim për korrupsion. Po për të njëjtin rast, Gjykata e Apelit e ktheu lëndën në rigjykim.

Pavarësisht se në partinë e tij mban njerëz të akuzuar për korrupsion, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, u ka propozuar krerëve të të gjitha partive politike, siç e ka quajtur nënshkrimin e Paktit Kundër Korrupsionit.

“Nuk është sekret që korrupsioni ka rritur nivel në vendin tonë dhe po e dëmton atë. Miqtë tanë kanë shprehur shqetësim për korrupsionin dhe nepotizmin në vendin tonë. Sot, shumë të rinj po largohen nga vendi. Ata largohen për shkak të mundësive të pabarabarta. Asnjë parti politike në Kosovë nuk është pa faj. Javët e fundit kam folur për luftën kundër korrupsionit dhe listën e pastër pa aktakuza. Unë sot propozoj një pakt kundër korrupsionit me 10 pika”, ka thënë Veseli.

Veseli është larguar nga kjo konferencë pa pranuar asnjë pyetje nga gazetarët.

Këtë iniciativë të tij, partitë politike e kanë refuzuar. Madje, LDK-ja e quan “fall” këtë dokument.

“Ne, me PDK-në nuk nënshkruajmë as dokument, as pakt, asnjë dokument tjetër. Ne e luftojmë vetë korrupsionin dhe e kemi qëndrim themelor të LDK-së. Nuk dëshirojmë me qitë fall për korrupsionin dhe që me fallxhi të bëjmë dokument, i cili nuk ka asnjë vlerë”, ka thënë Mustafa.

Vetëvendosje e cilëson këtë nismë të kreut të PDK-së jo serioze, duke e akuzuar këtë parti si shkaktare të korrupsionit në vend.

“Bërja pakt me Kadri Veselin për luftimin e korrupsionit, është pakt për legjitimim të korrupsionit të partisë së tij. Pra, prapa kësaj kërkese fshihet tentativa për të harruar gjithë korrupsionin e 20 vjetëve të pasluftës, që është edhe njëri prej shkaktarëve që kemi shtet të kapur e ekonomi të pazhvilluar. Këto janë përpjekje për të shmangur vëmendjen nga vatra e korrupsionit kinse ata duan ta luftojnë”, thuhet në përgjigjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe AAK-ja dhe PSD-ja nuk e përkrahin këtë nismë të iniciuar nga PDK-ja, duke thënë se kjo parti duhet të shkojë në opozitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button