Ish deputeti, Lubomir Josifovski, është arrestuar për hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike

Ish-deputeti Lubomir Josifovski mbrëmë është arrestuar dhe dorëzuar në stacionin policor BEKO për tu intervistuar.

Me urdhër të Prokurorisë publike ish –deputeti është arrestuar mirëpo deri më tani nuk janë shpalosur më shumë detaje mbi këtë rast.

Siç mëson Alsat nga burime jozyrtare ai akuzohet për veprën penale “kyqje të pa autoritzuar në sisteme kompjuterike”.

Sipas burimeve të Alsat ish-deputeti po hetohet për hyrje të paautorizuar në sistemin e Regjistrit Qëndror.

Më shumë detaje priten të shpalosen gjatë ditës.

Kujtojmë se Lubomir Josifovski ka qenë deputet nga radhat e PRSD-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button