Biznesmeni Amzoski është marrë në pyetje në Prokurori për rastin “Reket”

Në Prokurorinë për Krim të Organziuar dhe Korrupsion sot është ftuar biznesmeni Ardijan Amzoski, pronar i ndërmarrjes “Drim Bilding” nga Struga, që të japë dëshmi në lidhje me rastin “Reket”, njofton Portalb.mk.

Amzoski në llogarinë e Aleancës Ndërkombëtare të Boki 13, ka paguar rreth 260.000 euro për partneritet strategjik dhe bashkëpunim biznesi. Dje në Prokurori për “Reket” ka dhënë dëshmi udhëheqësja Lila Filipovska dhe biznesmeni Siljan Micevski.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button