fbpx

Kosovë, u dënua me dy vjet e gjysmë me kusht një grua e kthyer nga Siria

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, Merita Aliun, e cila është njëra prej grave të kthyera nga Siria në Kosovë në muajin prill të këtij viti.

Ajo u dënua me 2 vjet e gjysmë burgim me kusht.

“Është dënuar me dënim me kusht prej dy vjet e gjysmë, pra që në periudhën tjetër trevjeçare të mos kryejë ndonjë vepër tjetër penale”, tha avokatja mbrojtëse, Leonora Dervishaj – Pacolli, transmeton REL.

Pas kthimit në Kosovë, Aliu e kishte pranuar fajësinë dhe ishte ndjerë e penduar pse kishte shkuar në Siri.

“Edhe në intervistën e parë që e ka pasur, edhe në gjykatë nga fillimi është shprehur e penduar që ka shkuar atje”, tha për Radio Evropa e Lirë, avokatja Leonora Dervishaj – Pacolli.

Aliu si dhe gratë e tjera të kthyera nga Siria kanë shkuar në periudha të ndryshme në Siri, dhe kanë qëndruar atje derisa institucionet e Kosovës organizuan një operacion të koordinuar me akterë ndërkombëtarë për kthimin e tyre.

Në muajin prill të këtij viti, institucionet e Kosovës kthyen në Kosovë 110 kosovarë, duke përfshirë, 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë.

Pas arritjes në territorin e Kosovës, katër luftëtarët e huaj u arrestuan menjëherë ndërkohë që ndaj të 32 grave filluan hetimet. Pas marrjes në pyetje atyre iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Ndërsa disa nga 74 fëmijët, të hënën me 2 shtator filluan mësimin në institucione të rregullta shkollore.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close