Takimi Shekerinska-Dimitov-Palmer: Vendi i RMV-së në NATO dhe BE

Radmilla Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes së bashku me Ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, sot takuan Metju Palmerin, përfaqësuesin special të SHBA-ve për Balkanin perëndimor, transmeton Portalb.mk.

Tema kryesore e këtij takimi ishte anëtarësimi i RMV-së në NATO dhe data e bisedimeve me Bashkimin Evropian; duke mos anashkaluar politikat e brendshme.

“SHBA fuqishëm e mbështet RMV-në në realizimin e qëllimeve strategjike, të drejtën e plotë për anëtarësim në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE. RMV dha shembull për zgjidhjen e çështjeve politike dhe hapjen e perspektivave për qytetarët”, deklaruan nga Qeveria.

Në takim ndër të tjera u fol edhe për luftimin e krimit të organizuar.

“Krimi dhe protagonistët e tij do të ndëshkohen pa përjashtim, mosndëshkimi në shtetin anëtar të NATO-s me të ardhme evropiane, nuk është opsion”, u deklarua ndër të tjera në takim.

Shekerinska shprehu mirënjohje ndaj SHBA-ve për mbështetjen e vendit në rrugën e integrimeve euroatlantike.

“Kjo gjeneratë e politikanëve e bëri hapin për vendin e vet, siguruan anëtarësim në NATO dhe merituan hapjen e bisedimeve me BE në muajin e ardhshëm. Rastet e PSP-së do të gjykohen, secili që ka bërë gabim para Ligjit do të përgjigjet, pa përjashtim”, deklaroi Shekerinska.

“Vendi i Maqedonisë së Veriut është në NATO dhe BE”, deklaroi Palmer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button