Ndodh edhe kjo gjatë verës në plazh (FOTO)

Një adoleshente botoi fotografitë e kurrizit të saj të djegur në mënyrë ekstreme, gjatë kohë kohës që ishte me pushime, transmeton Klan.

Maisie Squires, një 16-vjeçare nga Leeds, pësoi djegie në të gjithë shpinën e saj ndërkohë që ishte zhytyr me maskë në det, në një plazh në Kubë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, e reja kishte vënë krem mbrojtës, por vetëm 1 orë ishte e mjaftueshme që rrezet tropikale të piqnin lëkurën e saj.

E si për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, të nesërmen, Maisie iu desh që të udhëtonte për 9 orë me avion drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Fotografitë e botuara nga vetë adoleshentja në Facebook, tregojnë se flluskat ishin kaq të mëdha sa i dukeshin edhe poshtë bluzës.

Postimi i saj është shpërndarë më shumë se 10 mijë herë në Facebook, dhe ka mijëra komente poshtë tij.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button