Raporti për Janevën u sjell në Kuvend, procedurat për shkarkim drejt finalizimit

Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pasi e pranoi Raportin e Këshillit të prokurorëve publik (KPP), e vazhdoi procedurën për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva, transmeton Portalb.mk.

Ashtu siç pritej, në procedurë kuvendore hyri Raporti i KPP-së, raport i cili duhet të dorëzohet te Ilija Dimovski, kryetari i Komisionit kuvendor për zgjedhje dhe emërime.

Dimovski nga momenti i pranimit të Raportit, ka të drejtë të mban seancë në komision ku do të vendoset për shkarkimin e Janevës.

Propozimi i Komisionit pastaj duhet të votohet në seancën e Kuvendit për shkarkimin e Janevës.

Propozimi për shkarkimin e Janevës vjen pasi që është bërë e dyshuar në hetimin për rastin “Reket”, ndërkaq ajo përfundoi në paraburgim për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button