Artisti shqiptar ka vendosur rekord të ri në Gines

Artisti i mozaikëve, Saimir Strati ka shënuar rekordin e 11 në Librin e Rekorderve Guinnes. 15 metra katrorë, të mbuluar me 250 mijë vida të ngjyrave dhe dimensioneve të ndryshme, Strati arriti të realizonte portretin e Ataturkut për 37 ditë, njofton Alsat.

Portreti i krijuesit të shtetit turk, Mustafa Kemal Ataturku, qëndron në ekspozitën e hapur të kishës historike greke të qytezës Bor. Shqiptari i Librit Guinnes rekordin e parë e ka shënuar me portretin e Leonardo Da Vinçit, të punuar me gozhdë. Nga 11 vepra që janë pjesë e librit të rekordeve, 7 prej tyre ndodhen në Shqipëri.

“Vepra është titulluar vizionari, sepse materia me të cilën është bërë ka shumë shkëlqim dhe njerëzit mendjendritur siç e quajnë Ataturkun sepse ai është babai i Turqisë moderne. Vidat janë material modern dhe ai shkëlqimi që ka vepra i përshtatet figurës së Ataturkut”, tha Simir Strati, artist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button