Liderët premtojnë rritje të cilësisë së arsimit, fëmijët e tyre vijojnë mësimet në shkolla private

Përkundër se në vazhdimësi kanë premtuar ngritje të cilësisë së arsimit në vend, liderët kanë zgjedhur që fëmijët e tyre të shkollohen në institucione private.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar sot kryeministri në largim Ramush Haradinaj, i cili uroi nxënësit për fillimin e procesit mësimor, duke njoftuar gjithashtu se djali i tij do të filloj mësimet në gjimnazin “Loyola” në Prizren, transmeton Koha.net.

Ai në postimin e tij në Facebook ka thënë se janë shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në plan-programe dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve evropiane.

Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar në mbledhjen e Qeverisë të udhëhequr nga Haradinaj me kërkesë të ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, ishin ndarë mjete financiare për të mbështetur Gjimnazin “LOYOLA” me 308 mijë euro dhe Shkollën Profesionale “LOYOLA” me 350 mijë euro.

Edhe fëmijët tjerë të Haradinajt ndjekin mësimet në shkollën private ISP (International School of Prishtina) në lagjen Marigona.

E në këtë shkollë janë edhe katër fëmijët e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Në shkollën private “Mehmet Akif” kishte ndjekur mësimet edhe djali i presidentit Hashim Thaçi, i cili tashmë është student në kolegjin privat UBT.

Ndërkaq edhe djali i ministrit në largim Shyqiri Bytyqi, ndjek mësimet në Universitetin Amerikan në Kosovë derisa djali tjetër po shkollohet në Slloveni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button