Do t’i kërkoj paratë nga Boki 13, tha biznesmeni Siljan Micevski para se të hyjë për të dëshmuar te Ruskoska

Pas Lilla Filipovskës, në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion sot erdhi biznesmeni nga Manastiri, Siljan Micevski për të dëshmuar për “Reket”. Siç ka thënë, vjen për herë të dytë, ndërsa ka dhënë deklaratë edhe më parë. Micevski duke hyrë tregoi që para i ka dhënë vetëm të dyshuarit të parë Boki 13, transmeton Portalb.mk.

“Nuk i kam dhënë para ndonjë pensionistes. Para i kam dhënë Aleancës Ndërkombëtare të Jovanovskit dhe kuptohet që do t’i kërkoj ato të më kthehen”, ka thënë biznesmeni Siljan Micevski.

Më 19 gusht, në prokurorinë dëshmoi Liljana Todorovska, në llogarinë e së cilës biznesmeni Siljan Micevski ka paguar 720 mijë euro për honorar autori gjoja për projekt për ndërtim të shtëpive të pleqve. Todorovska ka thënë që paratë i ka tërhequr në kesh dhe ia ka dhënë një personi nga Aelanca ndërkombëtare të Boki 13, pa saktësuar se kush ishte saktësisht.

Sipas burimeve nga hetimi, në momentin kur 720,000 euro janë depozituar në llogari të një personi me dedikimin “honorar për autor”, banka menjëherë e ka alarmuar Drejtorinë për zbulim financiar, sipas protokolleve të zakonshme për parandalim të pastrimit të parave.

Drejtoria për disa ditë i ka ngrirë ato mjete, por pasi personi i cili i ka paguar ka konfirmuar se 720.000 euro ishin për honorare dhe për ato është paguar tatim personal prej 10 përqind në mënyrë të rregullt, “autorja” ka mund t’i tërheq paratë nga gjiro llogaria e saj pa pengesë. Prokuroria nuk zbulon nëse është thirrur edhe personi nga Lidhja Ndërkombëtare i cili i ka marrë paratë nga “autorja” Todorovska.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button