Njeriu i dashur i Gigi dhe Bella Hadid ndërroi jetë pasi luftoi 6 herë me sëmundjen e rëndë

Modelet e famshme Gigi dhe Bella Hadid, si dhe nëna e tyre Yolanda kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin e trishtë, njofton Revista Class. 
Gjyshja e modeleve, me të cilën ato ishin shumë të lidhura, është ndarë nga jeta pasi nuk mundi ta fitonte edhe këtë betejë me kancerin. 78-vjeçarja kishte luftuar gjashtë herë me këtë sëmundje, por kësaj radhe nuk ia doli dot. Gigi ka qenë e para që ka ndarë lajmin e hidhur në Instagram, ku ka postuar një foto të saj me gjyshen, përkrah së cilës shkroi:

“Engjëlli ynë luftoi me kancerin gjashtë herë në jetën e saj me kurajë, forcë e lavdi dhe gjithmonë ishte nëna dhe gjyshja më e mirë në botë. Ajo është një shembull që do ta ndjekim gjithë jetën. Të duam më shumë nga sa fjalët mund ta përshkruajnë, Oma jonë e bukur dhe e mrekullueshme.”

Edhe Bella dhe e ëma, Yolanda ndanë disa fjalë prekëse për njëriun e tyre të dashur. Të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm që kanë ofruar mbështetjen e tyre për modelet në këtë moment delikat të jetës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button