Tashmë mund të kaloni më lehtë mes llogarive të e-mail-it në Gmail

Sot është më e thjeshtë për të kaluar mes llogarive të ndryshme Gmail në Android që në iOS ka ekzistuar prej kohësh.

Android Police raportoi se versioni 2019.08.18 i aplikacioni bën të mundur kalimin mes llogarive me një të tërhequr me gisht mbi foton e profilit në krye të ndërfaqes ku gjenden llogaritë, transmeton Koha.mk.

Një alternativë tjetër është duke klikuar mbi foton e profilit dhe selektuar llogarinë e dëshiruar nga lista e plotë e tyre.

Këtë funksion Google vazhdimisht e ka shtuar në linjën e aplikacioneve Android si Maps, Drive dhe Contacts. Por në Gmail është më e dobishme sepse shumë njerëz aksesojnë disa e-mail-e mes personaleve tek ato të punës.

Çuditërisht opsioni ka qenë i disponueshëm në iOS që prej muajit Mars ndërsa në sistemin operativ të Google ende jo. Opsioni po lançohet gradualisht tek përdoruesit e Play Store.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button