Kryetari i ri i Këshillit të Prokurorëve: “Reketi” – njollë në funksionin prokurorial-publik

Kryetari i ri Këshillit të Prokurorëve Publik, Aco Kolevski ka deklaruar se, rasti “Reket” hedh njollë në funksionin prokurorial-publik, transmeton Portalb.mk.

“Besoj se, kolegët do të ndërmarrin gjithçka nën fuçinë dhe kompetencave të tyre për ta zbardhur këtë rast, të cilin më duhet të pranoj se, hedh njollë në funksionin prokurorial-publik”, deklaroi Kolevski.

Përndryshe, në rastin “Reket” e dyshuar është kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, në të cilën të dyshuar janë edhe Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski se kanë reketuar biznesmenin Orçe Kamçev, i dyshuar në rastin “Perandori” të PSP-së.

Ndryshe, Kolevski është emëruar sot si kryetar i Këshillit, pasi që pararendësit të tij dje i ka skaduar mandati. Ai do të ketë mandat prej dy vjetësh, dhe nuk ka të drejtë riemërimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button