Pas Riberis, Fiorentina afër supersulmuesit

Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao pritet të jetë transferimi i befasishëm i Fiorentinas në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mediumet italiane kanë njoftuar të premten se Fiorentina është futur fuqishëm në garë për Falcaon, i cili mund të largohet nga Monaco gjatë kësaj vere për pesë milionë euro. Falcao te Fiorentina shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit, pasi argjentinasi Giovanni Simeone i është bashkuar ekipit tjetër nga Serie A, Cagliarit, transmeton Koha Ditore.

Fiorentina tashmë e ka kontaktuar Falcaon, të cilit i ka ofruar kontratë dyvjeçare. 33-vjeçari, ka shënuar 83 gola në 140 ndeshje për Monacon kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Porto, Atletico Madridi, Manchester Unitedi e Chelsea.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button