Lutfi Haziri: Bashkimi mes LDK-së dhe VV-së është shumë afër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili është shef  i shtabit zgjedhor të kësaj partie, tha sot para mediave se bashkimi mes LDK’së dhe VV’së po ndodhë dhe se është i mundur koalicioni parazgjedhor mes tyre.

Pak orë pas takimit mes liderëve Isa Mustafa e Albin Kurti, rreth bisedimeve të dy partive ka folur shefi i shtabit zgjedhor.

Haziri ka thënë se duan ta ndajnë suksesin me ata qe besojnë në ndryshimin e vendit, transmeton Gazeta Express.

“Me nda suksesin me ata që besojnë dhe janë në vija të njëjta për me ndryshu Kosovën”, tha ai.

“Ne po punojmë me u bashku dhe besoj se bashkimi po ndodhë”, tha Haziri për bisedimet me VV-në.

Haziri tregon se për çështje të tjera janë pajtuar, ndërsa tash diskutimet janë rreth mandatarit, por përsëriti që LDK-ja e ka kandidaten e vetë.

“Ne kemi takime edhe nivele të larta edhe grupe punuese. Në politika sektoriale i kemi definu dhe jemi pajtu, nuk ka dallime. Tash jemi duke punu në politika kadrovike. LDK e ka kandidaten e vet”, tha shefi i shtabit zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button