“Taksim Trio”, ngritë sot siparin e Festivalit “Jazzfest Tetova 2019”

Duke filluar nga sot, 11 shtator 2019, në Qendrën për Kulturë të Tetovës do të mbahet edicioni i katërt i Festivalit të xhazit “Jazzfest 2019”.

Siparin e Festivalit do ta hapë grupi “Taksim Trio”, i cili në skenë do të shfaqet me fillim prej ora 20:00.

Bileta për koncertin e Taksim Trio nga sot, në ora 15:00 mund të sigurohen në Qendrën për Kulturë – Tetovë.

Përndryshe, “Taksim Trio” është një nga fenomenet mahnitëse muzikore të Stambollit, një super-bend i tre muzikantëve me cilësi të lartë. Të tre virtuozët, të kalitur me kulturën cigane, janë natyrshëm të hapur me horizonte përtej atyre të Bosforit. Klarineta e kadiftë dhe e butë e Hüsnü Şenlendirici, vallëzon me dhe rreth bakllamasë me tinguj të qartë të İsmail Tunçbilek (instrument me formë si liut i vogël) dhe kanunit që ngjan si gitarë të Aytaç Doğan. Midis tyre valëzohet një magji me tinguj oriental që tingëllojnë edhe si antik, por edhe mjaft të freskët dhe bashkëkohor.
Për shekuj me radhë, Stambolli ka qenë pika ku Lindja takohet me Perëndimin, dhe me këtë ide Taksim Trio e krijojnë muzikën e tyre. Duke u bazuar qartësisht për trashëgiminë e tyre muzikore në muzikës tradicionale turke, Taksim Trio, në këtë atmosferë tradicionale përfshin edhe stile të tilla si klasike dhe jazz, ndërsa loja e tyre në instrument shkon në atë drejtim që të përfaqësojë Stambollin në madhështinë kulminante të tij, si historikisht, ashtu dhe muzikalisht.

Ndryshe, edicioni i katërt i “Jazzfest Tetova” përmban në vete 5 aktivitete dhe pritet të përfundojë më 15 shtator 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button