Paraburgimi i Janevës “e shtyu” seancën në rastin “Dhuna në Qendër”

Gjykimi për “Dhunën përpara Komunës Qendër” në qershor të vitit 2013-të vazhdon më 10 shtator, pasi që seanca e sotme është anuluar për shkak të situatës me prokuroren speciale Katica Janeva, e cila është në paraburgim për rastin “Reket”, njofton Portalb.mk.

Gjykatësi, Dushan Josifovski, e ka anuluar seancën për propozimin e mbrojtjes.

“Duke i pasur parasysh kërkesat e palës mbrojtje që të pritet vendimi i KPP-së për Jatica Janevës, Gjykata ka miratuar vendim që debati kryesor të anulohet për më 10 shtator”, deklaroi gjykatësi, Josifovski, duke u deklaruar për propozimin e mbrojtjes për anulimin e debatit kryesor deri në zgjidhjen e gjendjes me Janevën.

Ndryshe, mbrojtja e të akuzuarve në lëndën “Dhuna në Qendër” në seancën e sotme ka kërkuar anulim të debatit kryesor deri në zgjidhjen e plotë të rastit me Janevën.

“Është e njohur gjerësisht se Janeva gjendet në paraburgim për lëndën “Reket”, ndërkaq ajo e përfaqëson lëndën përpara kësaj gjykate. Kjo do të thotë se gjykata ka vlerësuar se Janeva ka mundur ta përsërit veprën për këtë ose lëndë tjera dhe ka vendosur masë paraburgimi”, ka deklaruar avokati, Dangov.

Ai tha se Janeva për shkak të ligjit për PSP është përfaqësues i vetëm kompetent të lëndëve të kësaj Prokurorie.

“Prokurorja Fatime Fetai dhe prokurori Gavrill Bubevski nuk e përfaqësojnë lëndën, por e përfaqësojnë prokuroren Katica Janeva. Për këtë arsye vlerësojmë se përfaqësimi i mëtutjeshëm do të paraqesë shfrytëzim të autorizimeve të tyre për veprimet që nuk kanë të drejtë. Të drejtën që nuk e ka Janeva, nuk e kanë as ata. Propozoj që gjykata ta anulojë diskutimin juiridk pasi që për këtë lëndë nuk ekziston paditës i autorizuar”, shtoi Dangov.

Prokurorja Fetai tha se paraburgim mund të shqiptohet edhe për baza tjera dhe vlerësoi se është e nevojshme fillimisht të merret vendimi për paraburgim të Janevës dhe të shihet se çfarë saktësisht mbrohet me atë masë, që pastaj të munde të deklarohet gjykata për kërkesën, për të drejtën që ta përfaqësojnë lëndën.

“Propozoj që të sigurohet vendimi për paraburgimin e Janevës, dhe pastaj të vendoset për propozimin e mbrojtjes”, deklaroi Fetai, pas së cilës gjykatësi dha pauzë që ta shqyrtojë kërkesën e mbrojtjes.

Ndryshe, në rastin “Dhuna në Qendër” apo “Shuplakat” të akuzuar janë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski edhe nëntë persona të tjerë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit, kanë nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstantini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button